Biletat me “mik” të FSHF-së, dikush “guxon” të flasë

Shqipëria ka vazhduar dje me përgatitjet në prag të ndeshjeve miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, teksa një episod i rrallë u pa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Pasi u futën brenda me forcë,  grupimi i tifozëve “Illyrian Elite” shpalosi një parullë, që i dedikohej Federatës Shqiptare të Futbollit.  “Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, – Shkruhej në parullë. Interesi i jashtëzakonshëm për Europianin ka bërë që të gjithë tifozët të nxitojnë për të siguruar një biletë. Të shumtë priten të jenë ata që  do përkrahin skuadrën e Sylvinhos në Gjermani, ndërsa pjesa tjetër do mbështesë ekipin nëpërmjet ekranit të televizorit. Kjo nuk është hera e parë që FSHF ngjall pakënaqësi me menaxhimin e biletave e madje duke lënë jashtëb stadiumit edhe tifogrupin “Plisat” në ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe, ndërsa këtë herë është radha e “Illyrian Elite” që ngre zërin ndaj institucionit që duhet t’i trajtojë të gjithë s të barabartë por mesa duket edhe ato pak bileta të europianit, ka vendosur t’ua japë tifozëve VIP për të pasur në dorë më pas njerëz të fuqishëm në situata të vështira.

sfidanti.al