Hallit hallit nuk i ngjan edhe në Kombëtare! Dikur qaheshim se nuk kishim mbrojtës, aq sa një ditë me trajner Edi Rejën e “internuam” si mbrojtës të djathtë Odise Roshin. Tani me Silvinjon, po qajmë hallin e brazilianit se ka shumë sulmues dhe një zot e di se cilin do të fusë më parë. Ka momente që na del tepër edhe Broja, po të besosh “kasandrat e FSHF-së” , që dalin në ekran dhe thonë se ..Broja ka probleme me veten…
Pale, sikur paska thënë Silvinjo këto ditë grumbullimi se “më mirë të ishte trajner me Brazilin se sa më Shqipërinë , ngaqë kemi sulmues me shumicë! Po të shohësh listën e ndeshjeve miqësore që do luajmë , na bëhen më shumë se 5 sulmues ! Aq sa të hipën në kokë të pyesësh: po ato ditë me Ishujt Faroe dhe me Moldavinë, dy ndeshjet e fundit ne grup, ku ishin gjithë këta sulmues ?!
Askush nuk qan hallin e portës së Kombëtares , kujt do t’ia besojmë mes dy stolistëve në ekipet e tyre, Berishës dhe Strakoshës. Jo, jo.. kemi hallin e ..sulmit! Siç duken bathët, në Europianin që po vjen, ndryshe nga ai tjetri, i kemi mbaruar hallet me mbrojtjen. Na pwlqen …sulmi dhe le ta marrë vesh Spanja, Italia dhe Kroacia po të dojë…
Sfidanti.al