Egnatia e para.. ka “ulur kokën”, Vllaznia e dyta.. festë!

Të jesh në vendin e parë dhe prapë të ..harrojnë! Të dominosh kampionatin me lojë dhe me klasifikim , edhe kjo nuk qënka  kushedi! Seç po i ndodh Egnatias, ekipit nga Rrogozhina.  Të gjithë flasin vetëm  për Vllazninë.  Edhe pse  akoma nuk është e para në klasifikim, buja që po bëhet e shpërfill  klasifikimin! Kjo është edhe magjia e skemës “final 4”:  kryesuesi  ka më shumë frikë, kurse ai që vjen pas  ndihet më i sigurt…

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në Rrogozhinë, por ekipi ka ndalur si me urdhër..5 ndeshje pa fituar! Edhe stadiumin, pasi ia përdorën dhe e keqpërdorën si ua donte mideja çunave të FSHF-së, tani e dënuan për “agjitacion propagandë” të tifozëve .Kurse  në Shkodër, stadiumi është mbushur ..”brenda natës”. Pale të thuash në Shkodër se Vllaznia këtë herë  nuk e fiton titullin , bien sirenat e ambulancës…të bëjnë për budalla!

Po të shkosh në Rrogozhinë, as nuk e kupton që janë në vendin e parë. Madje edhe kur do të luajnë për titull në  shpikjen “Final 4” do t’i largojnë nga qyteti i tyre. Ndryshe në Shkodër:  edhe kur kanë dalë kampion për herë të fundit, gati 20 vite më parë, nuk është bërë festë si këtë herë para ndeshjes me Tiranën. Bashkia po luan rolin e “bomberit” në këtë fazë kampionati, aq sa dhe parakalimi që organizoi  në qytet bashkoi tokën me qiellin: kuaj në rrugë dhe pëllumba me uniformën e Vllaznisë..

Sfidanti.al