Që prej 14 dhjetorit kur Armand Duka vizitoi klubin e Vllaznisë pas zhvendosjes aty të Tefik Osmanit në rolin e drejtorit sportiv, duket se klubi verior tashmë është prekur nga “Dora e Zotit”. Një kurbë e pabesueshme vetëm në rritje për kuqeblutë që sigurisht janë konoliduar nën drejtimin e Osmanit tjetër, atij nga Maqedonia e Veriut dhe Osmanit nga Korça, që pak vite më parë e la mes zhurmës së trukimeve dhe pezullimit ndërkombëtar.
Që prej atij mes-dhjetori, Vllaznia në kampionat nuk njeh asnjë humbje dhe vetëm një disfatë në Kupë kundër Erzenit. Tani, ndryshe nga e kaluara e largët dhe e afërt, kuqeblutë nuk ankohën më për gjykimet kundër dhe kjo është e drejtë por pyetja që lind është: pse s’ndodhte një gjë e tillë përpara erës “Duka”? Ndoshta ky është viti i duhur që Shkodra të rikthehet te titulli që mungon prej 24 vitesh dhe të gjitha shenjat janë sepse aty ku shkel “Mesi”-a, një mrekulli ndodh përherë.
Nga Pirro Bardhyli