Tirana pa tifozë, pa trajner, pa stadium, pa …sistemin!

Ia vlen ta këndosh “himnin” bardheblu  : Ku ka si Tirona ! Me trajner, pa trajner. Me stadium, pa stadium. Me tifozë, pa tifozë! Me sistemin, pa sistemin! Tirana po përjeton një nga sezonet me më të trazuar në jetën e saj dhe kurrë më parë nuk i kishte ndodhur që të mbetej pa stadium dhe pa..shpresë për titullin.

E dini ku do ta luaj ndeshjen e radhës me Laçin? Tamam, atje ku s’duhej të ishte..në Laç. Paska degraduar mjerueshëm fusha e “Selman Stërmasit” , pale të shikosh rreth e përqark stadiumet e kupton më mirë pse po jetojmë në kohë plehrash apo..inceneratorësh edhe në futboll !

Pak vite më parë,  Tiranën e  kishin frikë të gjithë. Tani, si për ironi,  është Tirana që i futet frika  nga të gjitha anët. Edhe tifozët e saj i ka kundër. Tirana pa “shtëpi” , po paguan në një farë mënyrë edhe çmimin e flirtit mëkatar  me sistemin. Me atë “zuskë” që u puthën ethshëm  për titull me rastin e 100- vjetorit, kurse tani po “puthet” me Vllazninë …për 105 vjetorin e klubit…

Sfidanti.al