Mbrëmjen e kaluar Tomas Tuhel është fotografuar teksa konsumonte një darkë me rrethin e tij të ngushtë shoqërorë në njërin prej restoranteve më të njohur në Mynih. Nga fotografitë e gazetarëve dallohet se Tuhel nuk duket i mërzitur nga fakti se vetëm pak orë më parë ishte shkarkuar nga detyra që mbulon në klubin bavarez. Në restorantin “Chez Fritz”, në lagjen Haidhausen, Tuhel qëndroi për disa ore duke konsumuar verë të bardhë. Edhe pse 50-vjeçari ka thënë shpesh herë se në kohën e lirë preferon të shikojë futboll mbrëmjen kur luheshin ndeshje si Napoli-Barcelona dhe Porto-Arsenal ai ka preferuar që të largojë mendjen nga katërkëndëshi i blertë.
sfidanti.al