Mbappe ruan të drejtat e festimit të veçantë

Festimi i Mbappe me duart e kryqëzuara është një gjest për të cilin do t’i ruajë të gjitha të drejtat vetë lojtari. Në kontratën që ka nënshkruar me Real Madrid, avokatët e numrit 7 kanë kërkuar që t’’i njihet e drejta e pronësisë së festimit me duart e kryqëzuara që sulmuesi e ka aplikuar që në vitet e para si profesionist dhe në vitin 2017 me transferimin nga Monaco te PSG ndoqi të njëjtën procedurë duke ruajtur të drejtat ekskluzive të festimit. Kjo mënyrë festimi është regjistruar zyrtarisht si markë e Mbappe në vitin 2018 dhe njihet zyrtarisht si markë private deri në vitin 2027.

sfidanti.al