Kur Derbi luhet për “inat të sime vjehrre”, fare  për ..titull!

Sa herë që numërojmë orët e  Derbit,  na duket sikur i “vdekuri” po ngjallet dhe kuptojmë se si kampionati mbahet në këmbë vetëm për një ndeshje. Edhe pse jemi kapur fort pas kësaj ndeshjeje, e quajmë si shpëtimtaren e sezonit , kur e shikon nga brenda..halli hallit nuk i ngjan.  Tirana dhe  Partizani, me skemën e re që shpiku “Pavllovi”,  deri tani, kanë bërë garën më të pasur me oshilacione dhe mëkate. Madje  kanë vendosur rekord negativ  me sjelljen e tyre. Një garë aq e dezertueshme sportivisht dhe moralisht, saqë “peshku i madh  po luan rolin e  peshkut të  vogël”..

Nëse do të gjenim një arsye madhore për të shpëtuar nderin e përbaltur  në këtë sezon, le të shpresojmë se ajo që po  bëjnë dhe zhbëjnë Partizani e Tirana është si një lloj rebelimi i heshtur ndaj  skemës  “Final 4”. Një budallëk i pafalshëm, i cili  më shumë nga të gjithë godet  Tiranën dhe Partizanin., ato që shpenzojnë më shumë. Dy ekipe që çuditërisht pranuan “skemën e mëkatit”, atë skemë që e ndezi edhe më tej  mishmashin e rezultateve.

Ndaj edhe  Derbi që presim,më shumë ndizet  për “inat të sime vjehrre”, për të bërë tym dhe fishkezjarre,  për të shitur bileta,  se sa për të shkuar drejt titullit…

Sfidanti.al