Intervista: Si luan “djalli” në Superligë dhe në ..Kombëtare?

 

E paskan pyetur presidentin Duka në një intervistë pa doganë, që nuk mund të pranohet  në studiot tona, por ta lejon vetëm imagjinata..

 -President, nga e sajuat këtë formulën “magjike”  Final 4?

– Përse thoni magjike ? Ju edhe vetë ta bëni skemën, prapë do ta kritikoni..

– A nuk është magji president kur pikët që ke marrë me mund dhe sakrificë gjithë sezonin si Egnatia , kjo  skemë , pa pikë turpi,  t’i vjedh sy për sy…

-Nëse Egnatia është më e mira gjithë vitin, pse keni frikë për 3  ndeshjet e fundit?

-Sepse kur luhet për titull… futet në lojë “djalli” dhe gjithë këto vite është bomberi ynë ?

-Po kur Kombëtarja shkon në Europian, ky “djalli” që thoni ju …futet në lojë apo janë punë e zotit kur luan ekipi Kombëtar?

-Ke të drejtë president…jemi mosmirënjohës dhe nuk te meritojmë ! Kujt i duhet kampionati, kur në Europë e dinë ndryshe , madje e thonë shpesh, se kemi arritje të mëdha…

 

Sfidanti.al