PSG po harton një plan të frikshëm për të zëvendësuar Mbappe

Rafael Leao dhe Victor Osimhen për të zëvendësuar Kylian Mbappe, i cili me shumë gjasa do t’i bashkohet Real Madridit në verë. Sipas “La Reppublica”, gjiganti francez tashmë ka filluar kërkimet për objektivat e mundshëm të cilët do të pasojnë Mbappe pas largimit. “Los Blancos” më në fund pritet ta bëjnë realitet ‘ëndrrën’ e transferimit të francezit, duke marrë parasysh interesimin e tyre afatgjatë për shërbimet e tij, dhe me kontratën e lojtarit që skadon në qershor, çdo gjë po shkon drejt fundit. Raportimi shton më tutje se Leao është opsioni i preferuar i drejtuesve të klubit të PSG-së për të zëvendësuar Mbappe, por ata fillimisht do të duhej që të paguanin klauzolën e lirimit prej 175 milionë eurosh në drejtim të Milanit. Osimhen gjithashtu është njëri ndër kandidatët e preferuar, edhe pse ai jo shumë kohë më parë kishte nënshkruar një kontratë të re me Napolin, ku sipas saj ka një klauzolë lirimi prej 130 milionë eurosh.

sfidanti.al