Nuk është një media dosido që ka shkruar për të. Revista gjermane “Der Shpigel” është ajo që ka lëshuar akuza në drejtim të Kristiano Ronaldos për një histori që mund të ketë ndodhur 8 vjet më parë. Bëhet fjalë për një artikull ku shkruhet se një grua e ka akuzuar Ronaldon për përdhunim në vitin 2009, ndërsa ylli portugez e ka mbyllur çështjen në vitin 2010 duke i paguar rreth 350 000 euro.
Ronaldo e ka hedhur poshtë akuzën duke e quajtur “një film imagjinar” (fiction), ndërsa avokati i tij ka kërcënuar se do ta hedhë revistën gjermanë në gjyq. “Der Shpigel” ka botuar një letër që thuhet se është e gruas misterioze, ka botuar kode dhe e-maile, ndërsa avokati thotë se aty nuk ka asnjë firmë dhe se gruaja nuk bën të ditur identitetin e saj.
Sfidanti.al