Shumëkush priste që Luis Enrike të mos dilte nga shtëpia për shumë kohë pas disfatës së rëndë të Barcelonës në Torino, por trajneri asturian ka krejt tjetër mendim. Ai doli ballëhapur përpara mediave në prag të ndeshjes ndaj Sociedadit, duke i bënë një analizë me tone pozitive takimit kundër Juventusit në Champions. “Është e qartë që kur humbet, përgjegjësi kryesor është trajneri, pra jam unë, – tha ai, – veçse ndaj Juventusit nuk është se luajtëm shumë keq. Pjesa e parë vërtet nuk ishte e mirë, por nuk patëm as fat pasi humbëm dy raste të pastër me Suarezin dhe Iniestën. Taktikisht, nuk më duket se kam bërë ndonjë gabim në Torino”.
Duke folur për përmbysjen e mundshme, Luis Enrike sërish duket optimist. “Në Paris pësuam katër gola dhe ia dolëm, pra në këtë aspekt ndaj Juventusit do të jetë më e lehtë, – pohon trajneri i Barçës, – Nuk kam dyshime mbi mundësitë e skuadrës sime, shoh shumë shanse për ndeshjen e kthimit, dhe do të marrim rrezikun në sy sepse nuk kemi asgjë për të humbur”.
Sfidanti.al