Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A. Në javen e 32”të, “Zonja e vjetër” e mposhti në udhëtim 2:0 Pescaran, duke vazhduar marshimin e gjate te fitoreve me 26 tw tilla ne kete kampionat.
Dy golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi, Gonzalo Higuain (23’ dhe 43’), duke i dhënë sinjale Barcelonës se është në formë të mirë para ndeshjes së kthimit në Champions, që do të zhvillohet të mërkurën në “Camp Nou”.
Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 80 pikëve dhe po vazhdon sigurt drejt titullit në Serie A.