Një gjuajtje me parabolë nga mesi i fushës u shndërrua në një gol spektakolar në Major League Soccer. Autori i këtij goli të denjë për Cmimin Puskas ishte sulmuesi spanjoll i New York City-t, David Villa në ndeshjen ndaj Philadelphia Union. 35 vjecari gjeti mundësinë që të godasë nga 50 m për ta dërguar në portën kundërshtare dhe për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Vetë Andrea Pirlo u shfaq entuziast për këtë kryevepër të Villas duke e cilësuar si golin më të bukur që kishte parë në karrierën e tij, ndërkohë që sulmuesi shpjegoi edhe arsyen pse e ndërmori këtë veprim. ‘Isha i lodhur për të vrapuar, kështu që tentova gjuajtjen dhe gjithcka u mbyll në mënyrë të përkryer-tha Villa pas përfundimit të ndeshjes.
sfidanti.al