Skënderbeu respekton parashikimet me Korabin, pret ç’bëjnë rivalet!

U luajt një “melodi” e vetme në Korçë dhe Skënderbeu arriti një fitore, që në mos çliruese dhe bindëse, shërbeu për të mbetur pranë rivalëve, apo pse jo edhe për t’u afruar. Përballë ekipit më të dobët të Superligës, të besuarit e trajerit Daja shënuan shumë shpejt, por pastaj u desh të prisnin për të garantuar suksesin. Mbrojtësi Bajram Jashanica shënoi në një javë të vështirë për të, pasi u thirr në prokurori për të dhënë spjegime për akuzar lidhur me trukimet e ndeshjeve në Shqipëri. Djali nga Kosova realizoi në minutën e 9-të, ndërsa Hamdi Salihi dyfishoi shifrat vetëm në minutën e 62-të. Rezultatin 3-0 e vulosi mesfushori Bakari Nimaga në 64’.

Skënderbeu u ngjit në kuotën e 56 pikëve, baraz me Kukësin (për momentin), dhe 2 pikë larg Partizanit që luan nesër në Shkodër ndaj Vllaznisë. Kampionët e Shqipërisë mbeten ende me shpresë për të mbrojtur “kurorën” dhe për të fituar titullin e 7-të radhazi, pavarësisht lëkundjeve që kanë pasur këtë sezon.

Sfidanti.al