Ramadani bëhet prind, D’Aversa: Uroj t’i shënojë Juves

Dje ishte një ditë e lumtur për Ylber Ramadanin dhe familjen e tij. Mesfushori i kombëtares shqiptare është shtuar me djalë. Lecce pret Juventusin në “Via del Mare” të dielën në mbrëmje (20:45). Ramadani pritet të luajë titullar si gjithmonë me Leccen, ndërkohë që trajneri Roberto D’Aversa u ndal edhe te “luftëtari” shqiptar në konferencën për shtypin. “Shpresoj që Ylberi të përsëritë golin vendimtar që shënoi ndaj Frosinones. Ai është shumë i lumtur dhe i karikuar, shpresojmë që karikimi dhe energjia e tij t’i transmetohet skuadrës”, theksoi trajneri i Lecces.

sfidanti.al