Partizani dhe Laçi, gjatë viteve të fundit na kanë dhuruar rezultate surprizuese, aq sa çudia më e madhe e sfidës mes bardhezinjve, nuk zgjat asnjëherë tre ditë por vetëm tre orë. Bardhezinjtë bënë një goditje të madhe në kryeqytet duke i dhënë një shuplakë të fortë edhe trajnerit Orges Shehi i cili duhet të mbledhë “kockat” e të riniset nga kjo humbje që gjithsesi ka pak shpjegime sportive. Mënyra se si skuadra e kuqe ndryshoi në pjesën e dytë është disi e pakuptueshme, ndërsa Laçi si rrallëherë këtë sezon tregoi kthjelltësi dhe reflektoi disi nga karakteri i trajnerit Mirel Josa. Nuk janë të pakta rastet këtë sezon kur rezultatet janë “rrokullisur” në krahun tjetër të fushës dhe ndoshta këtë luks skuadrave ua jep fakti që formula e re nuk i detyron të fitojnë me çdo kusht. Rastësi? Ndoshta po, ndoshta jo…
Nga Pirro Bardhyli