PSG “vesh me ar” Mbappe

400 milionë euro për 4 vite. Kjo është oferta e çmendur e PSG për të bindur edhe një herë Kylian Mbappe që të mos largohet. Ashtu si dy vite më parë, sheiku Al Khelaifi po bën gjithçka për të mbajtur në Paris “gjelin” më të famshëm. “Bomberi” francez është futur në vitin që i përfundon kontrata, është i lirë që tani, në janar, të negociojë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij. Nuk është një sekret që Real Madrid e pret prej më shumë se dy vitesh, por në garë së fundmi është futur seriozisht edhe Liverpool. Përballë një fakti të tillë, sheiku Al Khelaifi është i detyruar t’i paraqes një shifër të tillë monstruoze, është mbase e vetmja mënyrë që mund të mbajnë sulmuesin në Paris. 400 milionë euro është një shifër e çmendur, por një shifër të tillë ja ofron edhe Real Madrid. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Mbappe, i cili për momentin ka marrë pak më shumë kohë për të vendosur për të ardhmen e tij.

sfidanti.al