Vllaznia bën goditjen e parë në merkato

Vllaznia zyrtarizon afrimin e parë në merkaton e janarit. Klubi shkodran njofton se braziliani Andrey Yago ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me kuqeblutë. Mbrojtësi 26-vjeçar është aktivizuar më parë në Brazil, Portugali dhe Maqedoninë e Veriut dhe tashmë është gati të nisë një aventurë të re në Shkodër. “KF Vllaznia bën të ditur se nga sot pjesë e saj është edhe futbollisti brazilian Andrey Yago. Ai është 26 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe ka firmosur një kontratë 1+1 me klubin tonë”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit shkodran.

sfidanti.al