5 blerjet që mund të rezultojnë surprizë

Ndërkohë që merkatoja e dimrit është në kulmin e zhvillimeve, deri në këro momente janë finalizuar disa goditje interesante dhe ne po ju sjellim 5 transferimet që mund të rezultojnë vendimtare për pjesën e dytë të sezonit.

Borussia Dortmund pas Sancho ka arritur të sigurojë edhe shërbimet e Ian Maatsen nga Chelsea. Holandezi konsiderohet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të momentit në rrethin e të rinjve premtues. Timo Werner ndryshoi sërish skuadër duke u rikthyer te Tottenham ku mund të rigjejë edhe formëbn e tij më të mirë pas dy viteve aspak pozitive te Leipzig. Lyon mendon për të ardhmen pasi ka transferuar nga Genk sulmuesin Malick Fofana. 19-vjeçari mund t’i japë një dorë të rëndësishme skuadrës franceze që këtë sezon lufton për mbijetesën në Ligue 1. Blerje interesante ka finalizuar edhe Zenit në Rusi me transferimin e brazilianit Artur nga Palmeiras. Lojtari Karioka ka shënuar 5 gola në Kupën Libertadores. Valon Berisha mund të rigjejë dimensionin e tij të vërtetë të kohës kur luante te Salzburg. Mesfushori i Kosovës ka gjetur një skuadër të re në Austri dhe ajo është LASK Linz.

sfidanti.al