Mascherano “fton” Di Marian dhe Messin në Paris

Javier Mascherano, trajner i Argjentinës U-23, shprehu dëshirën për të grumbulluar Ángel Di Marían në Lojërat Olimpike të këtij viti, në Paris. Trajneri përmendi edhe emrin e Messit si një tjetër lojtar për t’u marrë parasysh. “Lojtarë si Messi dhe Di María fituan mundësinë për t’u zgjedhur nëse duan të luajnë në Lojërat Olimpike. Për “Fideon” (Di Maria) do të ishte një mënyrë e mirë për të thënë lamtumirë”, tha ish-lojtari i Barcelonës në një intervistë për “D Sports Radio”.

Di María, aktualisht te Benfica, i cili e përfundon kontratën me “Shqiponjat” këtë sezon, e ka përmendur tashmë disa herë se do të përfundojë karrierën e tij me kombëtaren në “Copa América”, që do të zhvillohet mes 20 qershorit dhe 14 korrikut. Në Lojërat Olimpike janë tri vende të rezervuara për lojtarët mbi 23 vjeç. Turneu i futbollit për meshkuj është planifikuar nga 24 korriku deri më 10 gusht.

 

sfidanti.al