Egnatia afron mbrojtësin Rezart Rama

Egnatia është e pandalshme në këtë merkato janari. Pas afrimeve të Montenegros, Ibrahimoglut, Dulysse dhe Gjatës, kryesuesit e kampionatit zyrtarizojnë edhe blerjen më të re. Mbrojtësi Rezart Rama nga sot është zyrtarisht një lojtar i Egnatias. 23-vjeçari ka firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë me klubin rrogozhinas. Rama është formuar si futbollist te skuadrat e të rinjve të Olympiacos, ka provuar një eksperiencë te të rinjtë e Nottingham Forest dhe së fundmi është aktivizuar me Forge Fc në Kanada.“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë për 2 sezone e gjysmë me mbrojtësin 23-vjeçar Rezart Rama. Mbrojtësi vjen tek klubi ynë pas aventurës në Kanada tek Forge FC, Rama ka qenë dhe e kombëtares U-20 në disa ndeshje”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

sfidanti.al