Një mbrojtës nga Haiti për Egnatian

Egnatia po tregohet shumë aktive në këtë sesion të merkatos. Pas afrimit të sulmuesit Mario Gjata, klubi rrogozhinas njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Francois Dulysse. 24-vjeçari nga Haiti ka firmosur një kontratë që e lidh për 2 vite e gjysmë me Egnatian. “Presidenti Agim Demrozi ka prezantuar para mediave qendërmbrojtësin Francois Dulysse i cili ka nënshkruar kontratë me KF Egnatia për 2.5 vite. Dulysse është shprehur mjaft i lumtur për aventurën e re duke premtuar më të mirën për ekipin”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas. Dulysse është aktivizuar me disa ekipe të ndryshme në USL 1 (kategoria e parë) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

sfidanti.al