Manchester United ka zyrtarizuar në profilin e Twitter rinovimin e kontratave të Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Hannibal Mejbri, për të cilët është ushtruar opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit deri në vitin 2025. “Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka përditësuar situatën kontraktuale të disa lojtarëve. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Aaron Wan-Bissaka, qendërmbrojtësin Victor Lindelof dhe mesfushorin Hannibal, ndërsa bisedimet vazhdojnë me dyshen franceze Raphael Varane dhe Anthony Martial. Ëan-Bissaka erdhi nga Crystal Palace në verën e vitit 2019 dhe ka luajtur 175 ndeshje për skuadrën.
Lindelof iu bashkua klubit në vitin 2017 nga skuadra portugeze Benfica dhe është një ndeshje larg arritjes së 250 sfidave me fanellën e United. Hannibal fillimisht u nënshkrua me ekipin tonë të të rinjve nga Monaco, përpara se të kalonte në ekipin e parë këtë sezon” – Shkruan klubi. Manchester United është larg pritshmërive në kampionat, pasi renditet në vendin e tetë me 31 pikë.
sfidanti.al