FSHF e snoboi, por tani e kërkojnë në Itali

Vite më parë, babai i tij Rudi Vata deklaroi se nuk kishte marrë asnjë sinjal nga FSHF për djalin e tij, Rocco Vata, pjesë e akademisë së Celtic dhe sot që ai është një nga lojtarët më të talentuar të klubit skocez e pjesë e Irlandës së Veriut, sirena të rëndësishme bien nga Italia për të. Mediat italiane raportojnë se, Atalanta është skuadra që interesohet më shumë për shërbimet e lojtarit shqiptar. Ka shumë gjasa që ky transferim të ndodh në merkaton e janarit dhe Rocco t’i bashkohet Serisë A. Edhe pse nuk është provuar në nivele të larta, Rocco ka shënuar 11 gola në 18 paraqitje këtë sezon deri më tani, duke u vlerësuar si një nga talentet më premtues të momentit.

sfidanti.al