Beker: Federeri do ta mbyllë vitin në vend të parë

“Rozher Federeri i ka mundësitë që ta mbyllë këtë vit në vend të parë, nëse do të vazhdojë që të luajë me këtë ritëm”, deklaroi, dje, Boris Bekeri, ish-trajneri tenistit serb, Novak Gjokoviç. Duket qartë se, duke qenë se ai nuk është më trajner i Gjokoviçit, legjenda e tenisit gjerman, Beker, ka, tani, një hapësirë më të madhe që të lavdërojë tenistët e tjerë, midis tyre edhe Rozher Federerin. “Pas ndeshjeve të shkëlqyera gjatë tre muajve ë fundit, mund të thuhet se Federeri ka shpresa për më shumë, pra, të kthehet në pozicionin nr.1 në fund të këtij viti. E them sinqerisht se arritja e pozicionit të liderit është një diçka plotësisht e mundur për të. Megjithëse, ai nuk luajti pothuajse gjashtë muaj, Federeri i befasoi gati të gjithë. Ai është mbi 35 vjeç dhe askush nuk priste rezultate të tillë nga Rozheri”, tha Bekeri.

sfidanti.al