Dortmundi humbi ndeshjen, fitoi garën e mikepritjes!

Edhe mundte thuhet pas humbjes se Dortmundi ka luajtur një ndeshje me shpirt te trazuar. Incidenti me autobusin e klubit të Borusias së Dormundit kaloi me pasoja minimale dhe, për fat, vetëm me disa lëndime të lehta të lojtarit spanjoll të saj, Mark Bartra, por, sidoqoftë ai shkaktoi një panik të madh dhe disa komplikacione sa i përket organizimit të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampioneve mes ekipit gjerman të lartpërmendur dhe Monakos. Kur UEFA njoftoi zyrtarisht, shtyrjen e ndeshjes për të nesërmen (12 prill) kështu që u bë e qartë se tifozët e Monakos u gjendën në një pozitë të vështirë, pasi ata nuk kishin planifikuar që ta kalonin natën në Dortmund.

Por, në skenë u “ngjitën” banorët e këtij qyteti gjerman, pavarësisht, nëse ishin ose jo tifozë. Një numër i madh prej tyre u ofroi strehim falas tifozëve të ekipit vizitor, Monako, duke qenë se ata nuk kishin prenotuar vende në hotele. Këtë aksion bujar të banorëve dortmundas e njoftoi, në faqet e tij zyrtare,  vetë klubi i Borusias.

sfidanti.al