Grosso kërkon dëmshpërblim të madh nga Lyon

Fabio Grosso nuk ka ndërmend të bëjë zbritje për Lyon, klubi që e shkarkoi atë më 30 nëntor. Trajneri italian nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratën me klubin francez, e vlefshme deri në vitin 2024, me opsion për një sezon tjetër. Sipas shtypit francez, ish-trajneri i Frosinone beson se ka pësuar dëmtim të reputacionit me shkarkimin dhe do të kërkojë një shumë prej 1.5-2 milionë euro për t’u çliruar.

Grosso mori drejtimin nga Laurent Blanc në mes të sezonit, por nuk arriti të lërë shenjën e tij. Përvoja e tij do të mbahet mend mbi të gjitha për sulmin që pësoi jashtë Velodromit në Marsejë, kur autobusi i klubit u gjuajt me gurë nga tifozët. E ardhmja e pasardhësit të tij, Piere Sage varet edhe nga ndërprerja e kontratës së Grosso-s, i cili për momentin (siç nënvizon gazeta Le Progres) nuk mund të emërohet ende si pasardhës i tij.

 

sfidanti.al