Shakira dhe Pique rinisin kontaktet

Lufta mes Gerard Pique dhe këngëtares Shakira duket se ka marrë fund. Të paktën kështu raportojnë mediat në Spanjë, të cilat bëjnë të ditur se tashmë ata kanë rivendosur raportet mes tyre, pas një viti luftë të pandërprerë. Që nga momenti i divorcit mes tyre, ish-futbollisti dhe këngëtarja janë përplasur në distancë me deklarata kundër njëri-tjetrit. Shakira ishte ajo e cila iu rikthye karrierës së saj duke e bërë Pique-në temë të këngëve që publikoi, me shumë sukses.

Por tani mësohet se palët, të cilat komunikonin në këto muaj vetëm nëpërmjet avokatëve të tyre, kanë nisur një etapë të re, pasi po flasin përsri personalisht me njëri-tjetrin. Një lëvizje e papritur, duke llogaritur që në javët e fundit flitej se Shakira kishte gjetur edhe dashurinë e re të jetës së saj. producentin Rafael Arkaute. “Me Pike ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhënia. Flasin mes tyre dhe jo nëpërmjet avokatëve”, tha gazetarja Lorena Vasquez, e cila njeh mirë ambientin rreth këngëtares kolumbiane.

sfidanti.al