Xhuliano Skuka është kthyer në një prioritet të Partizanit vetëm dy vite pasi u largua nga kjo skuadër për shumën rekord të transferimit të një një lojtari jashtë Superiores, rreth 1.5 milionë euro. Operacioni për transferimin e sulmuesit me origjinë dibrane te Metz u trumbetua me të madhe si një shembull suksesi jo vetëm i tiji por edhe i Superiores e madje në lojën e promovimit të vetvetes u përfshi edhe FSHF që padyshim e reklamoi si shembull suksesi të një sistemi të suksesshëm që sipas Dukës kishte nisur të jepte frytet e duhura. Por çfarë ndoidh sot që Skuka ka dështuar në futbollin e rëndësishëm? Ku përfundoi lojtari më i mirë dhe i shtrenjtë i Superiores? A të kujton pak rastin “Abazaj”? Sigurisht që po, sot Skuka është reflektim i nivelit aktual të futbollit në vendin tonë ku edhe lojtari më i shtrenjtë nuk arrin të rezistojë madhe edhe te Maribori ku ndodhet aktualisht por shumë shpejt mund të rikthehet në atdhe.
Nga Pirro Bardhyli