Humbje dramatike për Ceferin, gjykata ndërkombëtare mbështet Superligën

FIFA dhe UEFA e kanë transformuar në një treg monopol. Vendimi është i qartë, Gjykata Europiane e Drejtësisë merr një vendim historik që mund të ndryshojë përgjithmonë futbollin. Real Madrid dhe Barcelona gjejnë drejtësi në Luksemburg pas një beteje të gjatë me UEFA-n në lidhje me projektin ambiocioz të Superligës Europiane që parashikohet të rivalizojë Ligën e Kampioneve.

“Normat e FIFA-s dhe UEFA-s që ndalojnë organizimin e kompeticioneve për klubet si në rastin e Superligës, dhunojnë të drejtën e Unionit”, shkruhet në vendimin që i ndez dritën jeshile projektit të çmendur për të krijuar një ligë të re me më të mirët e kontinentit por jo nën ombrellën e UEFA-s.

sfidanti.al