Harry Kane në pritje të CR7 dhe Haaland

Harry Kane rivalizon Cristiano Ronaldon dhe Erling Haaland në garën për të fituar Këpucën e Artë të vitit 2023. Sulmuesi 30-vjeçar i Bayern Munchen realizoi rrjetën e 52 në këtë vit kalendarik në transfertën e Wolfsburhg ku kampionët fituan 2-1 dhe arritën të ruajnë distancën me kryesuesit e Bayer Leverkusen. Një bomber i vërtetë anglezi që në Bavari ka rigjetur dimensionin e tij të vërtetë pasi gjatë këtij sezoni ka qenë pjesëmarrës ose autor në 49 gola të shënuar nga Bayern Munchen ndërsa 120 milionë eurot e shpenzuara nga klubi gjerman për të duken tërësisht të justifikuara. 25 gola dhe 22 asiste në të gjitha kompeticionet ndërsa në Bundesliga, Kane numëron 21 gola dhe 15 asiste por nuk mbaron këtu pasi ai ka gjetur rrjetën edhe 9 herë me Kombëtaren e “Tre Luanëve” duke parakaluar këtë vit edhe shënuesin më të mirë të Anglisë, Wayne Rooney. Gjithsesi, për të mësuar nëse do të jetë ai fituesi i Këpucës së Artë, Kane duhet të presë pasi Cristiano Ronaldo dhe Erling Haaland nuk e kanë mbyllur ende vitin 2023 dhe ata e ndjekin anglezin me nga 2 gola më pak. Finale drithëruese edhe në garën për më të mirin e vitit që po lëmë pas.

sfidanti.al