Arsenal me rekord të ri në Premier League

Arsenal shënoi një tjetër rekord nën drejtimin e Mikel Artetas, pas fitores me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Brightonit. “The Gunners” mbeten të pamposhtur në 13 ndeshje radhazi në të gjitha garat si pritës. Momentalisht ata numërojnë 11 ndeshje fitore në “Emirates” dhe kanë barazuar në dy të tjera. Kjo është seria më e gjatë e tyre pa humbje në shtëpi, që kur Arteta mori drejtimin e ekipit dhe kjo është seria më e mirë në pesë vitet e fundit. Me këtë sukses, Arsenali kryeson i vetëm Premier League ku numëron 39 pikë në 17 ndeshje të luajtura. Këtë sezon, të besuarit e Artetas kanë fituar të tri ndeshjet në shtëpi në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve dhe kanë regjistruar shtatë fitore në nëntë ndeshje në shtëpi në kampionat.

 

sfidanti.al