Pogba përpara gjykatës në 18 janar

Pas shumë muajve pritje, tashmë ka një datë për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Paul Pogba i cili ka rezultuar pozitiv me doping. Francezi që nuk luan që prej fillimit të sezonit do të përballet me vendimin që sipas të gjitha gjasave do të jetë shumë i ashpër dhe vetëm në këtë rast Juventusi mund të ndërpresë automatikisht kontratën.Ai do të paraqitet përpara Gjykatës Kombëtare Antidoping në 18 janar. Gjatë këtij sezoni, Paul Pogba ka luajtur vetëm në tre ndeshjet e para të Serie A por pas kongtrollit të 20 gushtit në transfertën e Udines, ai rezultoi pozitiv dhe rrezikon deri në 4 vjet pezullim.

sfidanti.al