Futbolli shqiptar në hall edhe për lojtarë

Një ndeshje zyrtare e vlefshme për Kupën e Shqipërisë duhej të konsiderohej si një sfidë serioze por ajo që ndodhi në Korçë nuk e bën aspak të tillë. Kupa e Shqipërisë luan turin e tretë por Skënderbeu u përball me një surprizë teksa priti në raundin e tretë Turbinën në stadiumin e qytetit juglindor. Skuadra cërrikase duket nuk ka shkuar e plotë në këtë sfidë, teksa përveç 11-shes titullare, në stol kanë qenë vetëm dy lojtarë, një prej të cilëve Bledar Malaj, i cili njëkohësisht është dhe trajneri i portierëve te Turbina.

sfidanti.al