Courtois do të humbasë Euro 2024

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois do të humbasë Euro 2024 me Belgjikën për t’u rikuperuar nga ligamenti i kryqëzuar i përparmë i operuar në muajin gusht. Vetëm disa ditë para fillimit të sezonit 2023/24, Courtois u largua me barelë në stërvitje, pasi kishte marrë një dëmtim të ligamentit ACL. Ai kishte disa shpresa se mund të rikthehej në muajin prill ose maj të këtij sezoni, bazuar në afatin kohor, megjithatë duket se Courtois po i jep përparësi sezonit të ardhshëm tashmë. Sipas RadioMarca, Courtois i ka bëë me dije klubit se nuk do të shkojë me Belgjikën në Euro 2024 këtë verë në mënyrë që të punojë për të arritur formën e plotë, së bashku me trajnerin e portierëve Luis Llopis.

sfidanti.al