Guardiola ka ndjesinë e suksesit në…Premier

Pep Guardiola nuk ka dyshime se Manchester City do ta fitojë sërish titullin në Premier League, pavarësisht barazimit të çmendur 3-3 me Tottenham. Në një intervistë të orëve të fundit, trajneri spanjoll i sfidon të gjithë duke theksuar:

“Kam mësuar andej nga vij se, nëse dëshiron të fitosh diçka, duhet të bësh shumë, shumë më mirë se kundërshtarët. Ndjesia ime sot është se do të fitojmë Premier Ligën. Nëse më pyet mua, ne do të fitojmë Premier Ligën. Nëse luajmë në nivelin që luajtëm kundër Liverpulit dhe Totenhemit, ne do ta fitojmë përsëri. Njerëzit nuk e besojnë tashmë për shkak të tre barazimeve, por ne do ta bëjmë përsëri, duke e ditur se nuk është e lehtë, sepse asnjë ekip nuk e ka bërë ende (katër tituj radhazi)”.

sfidanti.al