Rinovimi shumë afër, Martinez gati të hedhë firmën

“Demi” tërbon jo vetëm Interin dhe tifozët zikaltër, por prej kohësh ka ngjallë interesim edhe te klubet e mëdha evropiane. Përfaqësuesit e Lautaros dhe drejtuesit e klubit kanë nisur prej kohësh negociatat për rinovimin e kontratës, por tashmë ka një datë. Në fillim të janarit, në 2024, Martinez do të hedh firmën mbi kontratën e re që do ta mbajë të lidhur deri në 2028, kontratë nga ku argjentinasi do të përfitojë afro 7 milionë euro neto në sezon. Ne verën e 2020, Martinez ishte një hap larg Barcelonës, e kërkonte Messi me insistim, ndërsa më pas ishte Real Madrid që tentoi ta joshte, por “demi” i qëndroi besnik Interit. Pasi refuzoi Barcelonën dhe Realin, së fundmi Martinez shpërfilli edhe milionat nga Arabia Saudite, ndërsa tashmë, si kapiten, është koha të firmos kontratën e tij të re me Interin. Argjentinasi po zhvillon një super sezon ku në 14 ndeshje në Serie A ka shënuar 13 gola, ndërkohë sezoni i tij më i mirë në aspektin personal ka qenë në dy vite më parë me 21 gola, shifër që pritet ta arrijë me lehtësi.

sfidanti.al