Tomasz Kwiatkowski është pezulluar nga UEFA për vendimin e gabuar që dha në ndeshjen PSG-Njukasëll e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Penalltia e dhënë nga arbitri Marciniak, me sugjerimin e VAR-it, për prekjen me dorë të topit nga Livramento, ka çuar në pezullimin e oficerit të videos të sallës së VAR-it. Vendimi i polakit Tomasz Kwiatkowski në fakt bie ndesh me direktivat e UEFA-s. pas vëzhgimit të mëtejshëm të pamjeve të momentit kyç të sfidës PSG-Njukasëll, viher re se topi kërceu nga gjoksi për në parakrahun e futbollistit të Njukasëllit.
Paneli i federatës kontinentale kishte vendosur që në prillin e kaluar se “nuk do të quhej shkelje e prekjes së topit me dorë nëse nëse topi më parë ishte devijuar nga trupi i tij dhe, veçanërisht, kur topi nuk shkon drejt portës”. Edhe topi i ardhur nga krosimi i Dembélés që goditi Livramenton po shkonte mbrapa dhe jo drejt portës. Edhe pse vendimi i oficerit të sallës së VAR-it ishte i gabuar, dhe ndaj ndaj tij UEFA mori masën e pezullimit, sërish rezultati i ndeshjes PSG-Njukasëll mbeti ai i përfundimit të 90 minutave 1-1.
sfidanti.al