Karton portokalli në Premier League

Futbolli ka kartonin e verdhë, kartonin e kuq dhe së shpejti do të ketë edhe kartonin portokalli. IFAB, organizata e cila studion dhe modifikon rregullat e lojës së futbollit, ka miratuar një ndryshim shumë të rëndësishëm i cili mund të testohet së shpejti edhe në elitën e futbollit anglez. IFBA i ka hapur dritën e gjelbër përjashtimeve me kohë të lojtarëve nga ndeshja.

Në kampionatet e moshave britanike janë vënë në zbatim për herë të para pezullime të tilla, ndërsa tani do të kërkohet që të ndërthuret ky rregull edhe në futbollin profesionist, për të parë nëse është e mundur të aplikohet në nivelet më të larta, siç ndodh në sporte të tjera si hokej apo regbi. Do të jenë disa faulle të caktuara që do të sjellin përjashtimin nga fusha të lojës për 10 minuta të lojtarëve. Veprime si ndalimi i një kundërsulmi me një faull taktik, apo protesta e tepruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes në këtë mënyrë dënon skuadrën të luajë disa minuta me një lojtar më pak. IFAB ka marrë në shqyrtim edhe rregulla të tjera si përdorimi i kamerave të trupit për gjyqtarët, përmirësimi i pozicionit jashtë loje gjysmë-automatik, komunikimi me altoparlantë i gjyqtarit pasi merr një vendim duke parë VAR, apo duke ulur mbajtjen e topit me duar në më pak se 6 sekonda.

sfidanti.al