Lionel Messi nuk përfshihet në ekipin më të mirë të MLS

Lionel Messi nuk u përfshi në skuadrën e 11 lojtarëve më të mirë të ligës amerikane, Mayor League Soccer (MLS). Në vitin 2022, Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe Topi i tij i tetë i Artë ka mbërritur në vitrinën e tij. Ai zëvendësoi PSG-në me Inter Miamin, duke nënshkruar një kontratë fitimprurëse, duke vazhduar kështu karrierën e tij në SHBA. Megjithatë, paraqitjet e tij nuk konsiderohen ende të mjaftueshme për t’u bërë pjesëe e formacionit më të mirë të MLS në vitin 2023. Ekipi përbëhet nga Roman Burki, Matt Miazga, Tim Parker, Walker Zimmerman, Luciano Acosta, Thiago Almada, Hector Herrera, Hani Mukhtar, Denis Bouanga, Giorgos Giakoumakis dhe Cucho Hernandez.

sfidanti.al