Kampionët e Ballkanit kanë dominuar 11-shen më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës. Plot gjashtë lojtarë të Ballkanit kanë zënë vend në 11-shen më të mirë. Ndërkohë vlen të theksohet fakti se katër nga 11 futbollistët e përzgjedhur në formacionin e më të mirëve, në të kaluarën kanë qenë pjesë e futbollit shqiptar.
