“Formacioni i vitit 2023”, në Kosovë dominon Ballkani

Kampionët e Ballkanit kanë dominuar 11-shen më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës. Plot gjashtë lojtarë të Ballkanit kanë zënë vend në 11-shen më të mirë. Ndërkohë vlen të theksohet fakti se katër nga 11 futbollistët e përzgjedhur në formacionin e më të mirëve, në të kaluarën kanë qenë pjesë e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Enea Koliçin, Lorenc Trashin, Rron Brojën dhe Nazmi Gripshin.  

Njëmbëdhjetëshja më e mirë e vitit 2023, sipas vlerësimit të trajnerëve, është: Enea Koliçi (Ballkani), Armend Thaqi (Ballkani), Lumbardh Dellova (Ballkani), Ilir Krasniqi (Llapi), Lorenc Trashi (Ballkani), Qëndrim Zyba (Ballkani), Rron Broja (Drita), Drilon Hazrollaj (Malisheva), Nazmi Gripshi (Ballkani), Muhamet Hyseni (Llapi), Jalen Blesa (Prishtina).

sfidanti.al