Kjo dhuna në futboll, sikur na përgjon pas dere! Sa herë që ne ngrefemi ose ngjitemi në Europian dhe tentojmë ta trashim cipën e mjaltit në qypin e futbollit , plas “puseta” erëkeqe. Sapo u pompua nga FSHF –ja.. se pas “burrave” të Kombëtares që triumfuan, projekti i radhës është gati për futbollin e femrave, si me buton, plasën grushtat dhe shkelmat në ndeshjen “jo seksi” Tirana-Vllaznia. Po të shikosh pamjet, t’i peshosh dhe t’i krahasosh me dhunën që na kanë parë sytë, pyetja është tronditëse: si ka mundësi që femrat të dhunojnë sikur të jenë të gjinisë tjetër ?
Dhe në cilën ditë? Kur bota e futbollit e kishte zgjedhur si ditën ndërkombëtare për të mbështetur gratë që dhunohen, femrat e futbollit tonë rrahën njëra- tjetrën,madje thithën si me magnet edhe stafet në vorbullën e dhunës . Dhe ajo që ndodhi, sa herë që të shikosh pamjet që të paralizojnë, të duket sikur edhe Komisioni i Disiplimës, xhelati që e mban gjallë dhunën me gjoja – gjoba, do të lyejë fytyrën me të zezë dhe jo me të kuqe si gjithë Europa , që donte të mbronte gratë, kurse në lojën tonë u dashka të bëjmë të kundërtën…
Sfidanti.al