Messi në shtrat me gazetaren? Bashkëshortja e Fabregas përgënjeshtron

Bashkëshortja e Cesc Fabregas, mikeshë e afërt e familjes Messi, përgënjeshtron mediat braziliane që gjatë orëve të fundit kanë publikuar lajmin që flet për një tradhëti të mundshme të “pleshtit” me një gazetare të quajtur Sofia Martinez e cila qëndron pranë ekipit të Argjentinës.

Gazeta “Direto Do Miolo” ishte e para që publikoi lajmin duke aluduar se historia e nummrit 10 me gazetaren ka futur në krizë çiftin e martuar që prej 15 vitesh. Daniella Semaan ka reaguar duke theksuar se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që shkruhen në media.

sfidanti.al