Kukësi me pronarë nga Kazakistani?

Klubi i Kukësit mund të bëhet me pronarë të rinj. Thuhet se verilindorët mund të shitet te pronarët e klubit kazak, Astana.

Kjo u konfirmua nga vetë drejtori i klubit, Naim Halili për Newsport. Një ofertë prej 2.5 milionë eurosh ka mbërritur në tryezën e verilindorëve dhe po punohet me detaje që kjo marrëveshje të marrë vulën përfundimtare.

Kukësi i sezoneve të fundit është shumë larg ekipit me të cilin jemi mësuar të shohim. Verilindorët po kalojnë një periudhë të errët me rezultate negative dhe në sezonin e fundit i shpëtuan rënies vetëm në javët e fundit të kampionatit.

Ky sezon është thuajse i njëjti, megjithëse ka disa ‘shkëndija’ shprese pas ardhjes në stol të Stavri Nicës. Mirëpo, një lajm fantastik vjen për tifozët kuksian teksa ekipi i tyre i zemrës është pranë shitjes përfundimtare.

Ne fakt edhe ne fillim te sezonit u fol per mundesine e shitjes se ketij klubi tek disa biznesmene kukesiane qe jetojne ne Tirane por duket se ne ate momente oferta e tyre nuk i ka kenaqur pronaret. Por tashme duket nje histori tjeter me oferten e re te kazakeve.

sfidanti.al