Ulrich lëshon “bombën”: Kam përdorur doping

Në kufirin e 50 viteve, gjermani Jan Ulrich bën një rëfim shokues. Gjatë fjalë në promovimin e dokumentarit të karrierës së tij, ish-fituesi i Tour de France e pranon që ka përdorur drogë përpara se të triumfonte në garën më të vështirë dhe prestigjoze të planetit nën hijen e kullës Eiffel.

“E di se çfarë kam arritur dhe mendoj se e meritoj atë sukses por vendimin do ta marrin të tjerët. Në zemrën time unë e ndiej që jam fitues i Tour de France”.

Dokumentari i quajtur “Preja” rrëfen detaje të padëgjuara që do të hedhin dritë në ngjarkjet e viteve 90. Rrëfimi i Kaizerit lidhet ekskluzivisht me ngjarjet e fitores së vitit 1997.

“Përdora doping në periudhën 1995-1996 përpara se ta fitoja por nuk kisha frikë. Nuk jam ndier asnjëherë fajtor dhe kriminel. Di shumë gjëra por nuk mund të flas më shumë”.

sfidanti.al