Takat që David Bckham i veshi në ndeshjen e 100 me fanellën e Anglisë, kanë dalë në shitje dhe ankandi nis nga vlera 10 mijë pound. Bëhet fjalë për takat ngjyrë ari të vitit 2008 që Beck i veshi në ndeshjen e 26 marsit në ndeshjen kundër Francës. Sfida u mbyll 1-0 në favor të “gjelave”, ndërsa David Beckham u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 39. Vlera e takave rritet ndjeshëm edhe fale faktit që në atë ndeshje u aktivizuan titullarë emra shumë të rëndësishëm të futbollit anglez si Rio Ferdinand, Frank Lampard, Steven Gerrard, John Terry dhe Wayne Rooney, ndërsa në krahun tjetër, përballë Beckham ishin Franck Ribery, Nicolas Anelka,William Gallas dhe Claude Makelele mes shumë emrave të tjerë. Takat u prodhuan veçanërisht për Beckham ndërsa në to janë të shkruar edhe emrat e tre djemve të tij, Brooklyn, Romeo e Cruz.
sfidanti.al