Ish-talenti argjentinas, Jose Luiz Gomez ka përjetuar një kurbë të rrezikshme në rënie gjatë viteve të fundit aq sa brenda pak kohësh ka luajtur një ndeshje përkrah Lionel Messit te Argjentina ndërsa vite më pas e më saktësisht sot, ai është shofer taksie. E frikshme të mendosh se si e ka shpërdoruar rastin e artë që i dha jeta pasi ai ka luajtur në një ndeshje jo dosido por Argjentinë-Brazil përkrah 8 herë fituesit të Topit të Artë.
Ishte ajo ndeshja e parë dhe e vetme e Gomez me fanellën bardhekaltër ku u aktivizua në krahun e djathtë të mbrojtjes sepse më pas karriera e tij mori drejtimin që askush nuk do ta dëshironte. Në vitin 2017, dëmtimet shkatërruan karrierën e tij due vijuar më pas me shumë probleme të tjera fizike. Në vitin 2017 ai ndihmoi skuadrën e Lanus të arrinte deri në finalen e Kupës Libertadores ndërsa sot në moshën 30 vjeçare nuk i ka mbetur asgjë tjetër veç kujtimeve të bukura nga karriera e shkurtër por e suksesshme. Rasti Gomez është më domethënësi për të treguar se sa e brishtë është karriera e një futbollisti i cili mund të përjetojë ferrin vetëm pak kohë pas parajsës.
sfidanti.al