Xabi Alonso, fenomeni që po mahnit Europën

Xabi Alonso është sot trajneri më i lakuar në botën e futbollit perëndimor. Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Bayern Munchen ka arritur të tranformojë Bayer Leverkusen nga një skuadër normale në një fenomen të futbollit gjerman. Pak më shumë se një vit në krye të stolit të “aspirinave”, Xabi Alonso ka injektuar shpirtin luftarak dhe Bayern Leverkusen regjistron sot statistika të frikshme. 60 % mbajtje topi, 12.5 goditje në portë dhe 3 gola për ndeshje. Pasi ka luajtur nën drejtimin e trajnerëve Guardiola, Mourinho dhe Ancelotti, Xabi Alonso ka arritur ta shfrytëzojë rastin duke mësuar shumë prej tyre.

sfidanti.al